Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Banda e grabitësve të Rinasit, ‘zbërthehet’ një tjetër i arrestuar: Ja kush janë kokat e grupit

Banda e grabitësve të Rinasit, ‘zbërthehet’ një tjetër i arrestuar: Ja kush janë kokat e grupit

16:29, 22/02/2017
A+ Aa A-

Megjithëse Fatjon Xhyliu foli i pari duke u rrëfyer për superbandën e grabitjeve në Rinas, Prokuroria nuk ka negociuar ende me të për t’i dhënë statusin e të penduarit.

Një tjetër i arrestuar pritet të përfitojë si dëshmitar i drejtësisë. Ai është Admir Çerpja i arrestuar pas disa ditësh kërkimesh policore në Dibër. Gjithçka që 35-vjeçari Çerpja ka thënë, thanë pjesëtarë të grupit të hetimit, nuk ka asnjë kundërshti, ndërkohë që rrëfimi i Xhyliut, megjithëse zbërtheu emrat e grupit, nuk është konsideruar ende i sinqertë, raporton Top Channel.

Deri më tani shumica e 6 prej të arrestuarve janë informatorët dhe siguruesit e rrugës nga kalonin blindat. Admir Çerpja ka folur për herë të parë për njërin nga krerët e grupit. Njëri nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve është Dash Kupa, mësohet të ketë thënë Çerpja, ndërsa ka identifikuar edhe një person tjetër, të kërkuarin Admir  Murataj, një i kërkuar nga dy shtete me shumë se dy vjet pas arratisjes nga burgu i Larisës në Greqi.

Hetimet po vijojnë nga Krimet e Rënda, ashtu sikurse edhe kërkimet në disa zona të vendit për Muratajn që konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco