Ish-deputeti i PS-së: Nipat e Arben Nokës më nxorën edhe pistoletën, policia i mbron

Ish-deputeti i PS-së: Nipat e Arben Nokës më nxorën edhe pistoletën, policia i mbron

13:22, 22/02/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PS-së Agustin Marku që u dhunua 2 ditë më parë nga nipat e ish-deputetit tjetër socialist Arben Ndoka akuzon policinë e Lezhës, se nuk do të kapë autorët.

Marku i ka dërguar një mesazh emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 ku rrëfen me pak fjalë se çfarë ndodhi tre ditë më parë në Lezhë me nipat e Arben Ndokës, raporton “Balkanweb”.

Marku ka thënë se ngjarja nuk është aq e lehtë sa e kanë dhënë mediat dhe se autorët i kanë dalë me armë në mes të qytetit dhe madje e kanë qëlluar.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha tha në emision se Marku nuk e ka denoncuar rrahjen.

“Më thanë se Sali Berisha dje në mbrëmje në studion Tuaj ka thënë se unë nuk mund të denoncoj incidentin. Më vjen keq por unë autorët i kam denoncuar në moment me emër e mbiemër, por është policia e Saliut dhe Edit së bashku që nuk duan ti kapin dhe media në tërësi që ka frikë të thotë të vërtetën.

Ata më kanë dalë para me armë në mesin e qytetit dhe bilës kanë gjuajtur dhe nuk janë thjeshtë grushta dhe shqelma apo zënkë e momentit, siç e jep media. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ish deputetit të PS-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco