VIDEO/ Historia e bandave të Burrelit. Sillet nga Anglia Metra, njeriu që masakroi për së gjalli dy vëllezër

VIDEO/ Historia e bandave të Burrelit. Sillet nga Anglia Metra, njeriu që masakroi për së gjalli dy vëllezër

10:42, 22/02/2017
A+ Aa A-

Një ditë më parë është ekstraduar nga Anglia një 53-vjeçar i dënuar për një vrasje te dyfishtë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë ekstradimi nga Anglia i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Avni Metra, 53 vjeç, lindur në Burrel, shqiptare dhe i identifikuar edhe me pasaportë Angleze lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë.

Ky person është dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” 2 herë dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Metra i është dorëzuar patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Por cila është historia e Avni Metrës dhe çfarë krimi ka bërë ai?

Gjithçka ka nisur kur Avni Metra është bashkuar me bandën fisit Kola të Burrelit, në moshën 34-vjeçare të vitin 1997. Kjo e fundit ishte në konflikt për pushtet me një bandë tjetër të fuqishme, atë të fisit Deda.

Vrasja e parë për Avni Metrën është shënuar në Prill të 1997, ku ai bashkë me një bashkëpunëtor, i arratisur në Angli, kanë goditur për vdekje një roje sigurie të quajtur Kadri Xhetani, i cili ka ndaluar dy bashkëpunëtorët, të cilët po vidhnin një fabrikë mielli. Por nuk ka mbaruar me kaq. Dy anëtarët e bandës Kola i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kardi Xhetanit, menjëherë pas funeralit të vëllait dhe duke e sulmuar e kanë hedhur në një pyll pranë lumit. Kjo ka sjellë konfliktin e madh mes dy bandave të cilët kërkonin hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij i bandës e kanë prerë vëllanë e tij pjesë-pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.

Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen e anëtarëve të bandës, ndër to edhe Avni Metra.

Ai ishte një ndër emigrantët e parë të Burrelit, i cili udhëtoi drejt Britanisë me një identitet të rremë kosovar. Gruaja e tij Linda Lami, e cila ka katër fëmijë me Avniun, e ka cilësuar bashkëshortin e tij si një “psikopat” dhe “i aftë të bëjë çdo gjë” dhe se ajo ka qënë vetëm një 16- vjeçare naive në kohën që është martuar me të.

9 muaj pas arratisjes së burrit të saj, Linda bashkë me djalin e saj të parë u larguan drejt Korçës për shkak të frikës për hakmarrje. Pas një kalvari të gjatë, ajo ka arritur të bashkohet Avniut, i cili kishte ndërruar emrin në Advul Mekra.

Megjithatë, jeta e gruas së tij u komplikua më shumë në Britani. Ajo ka pretenduar se është trajtuar si skllave ku roli i saj ishte vetëm të kujdesej për shtëpinë.

Ndërkohë ajo ka thënë se Avni Metra filloi të shoqërohej përsëri me një anëtar të bandës, i cili merrej me prostitucion duke u larguar për netë të tëra nga shtëpia.

Në vitin 2010 ajo e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe se ai kishte tentuar ta vriste me një thikë. Mirëpo ai kaloi vetëm disa javë, pasi rezultonte i pastër në shtetin Britanik. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco