FOTO/ Sherr për paratë, plumba ndaj dy vëllezërve në Dibër. Ja emri

FOTO/ Sherr për paratë, plumba ndaj dy vëllezërve në Dibër. Ja emri

10:15, 22/02/2017
A+ Aa A-

Një sherr i nisur për shkak të ndarjes në mënyrë të padrejtë të parave të dëmshpërblimit për burg të padrejtë, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi.

Në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Dibër, ka ardhur një telefonatë nga një banore e fshatit Ushtelenxë-Dibër, se në këtë fshat janë dëgjuar të shtëna armësh.

Me të marrë njoftimin shërbimet e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër kanë shkuar në vendngjarje, dhe kanë konstatuar se: Veli Zebi, ka qëlluar me armë zjarri nga kati i dytë i  banesës së tij në drejtim të B. N., dhe M. N., (vëllezër), të dy banues në Durrës, të cilët po lëviznin në këmbë para banesës së këtij personi.

Nga të shtënat me armë nuk ka shtetas të lënduar. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se shkaku i konfliktit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e lindur më parë në lidhje me  mos ndarjen në mënyrë të drejtë të lekëve të përfituara  si e persekutuar politike nga një e afërme e përbashkët e të dy palëve në konflikt.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë,  ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga Zebi.  Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar edhe 115 copë fishek luftarak.

Ndodhur në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë bërë arrestimin në flagrancë të Veli Zebi, 48 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë-Dibër

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco