Digjen 5 milionë euro drogë të trafikantëve shqiptarë nga Guardia di Finanza Pjese nga marihuana qe u sekuestrua

Digjen 5 milionë euro drogë të trafikantëve shqiptarë nga Guardia di Finanza

07:48, 22/02/2017
A+ Aa A-

Mbi 500 kg marihuanë që në treg vlenin 5 milionë euro janë djegur nga Policia Tatimore Italiane dhe Guardia di Finanza në Lodi, shkruan ANSA, citon Syri.net.

Djegia u bë në një fabrikë djegiesh në Piacezna sipas një protokolli të veçantë që garanton sigurinë e operacioneve të shkatërrimit në përputhje me rregullat dhe ligjet për mbrojtjen e shëndetit public.

Operacioni antidrogë ku u kap kjo sasi ishte zhvilluar në janar në krahinat e Lodi dhe Monza Brianza, ku u arrestuan tre shqiptarë.

Shkatërrimi I drogës ëhstë urdhëruar nga prokuroria e Monza që po zhvillon hetimin, pasi ngarkesa u kap në Muggio (Monza Brianza).

Në dispozicion të autoriteteve të hetimit u mbajt një mostër për provë nga sasia prej 307 dengjesh që përbënin gjithë ngarkesën./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco