VIDEO/ Morën 1 mijë euro, arrestohet oficeri dhe inspektori i krimeve në Tiranë. Emrat

VIDEO/ Morën 1 mijë euro, arrestohet oficeri dhe inspektori i krimeve në Tiranë. Emrat

23:09, 21/02/2017
A+ Aa A-

Oficeri i Krimeve në Komisariatin numër 4 në Tiranë, Ramazan Hoxha dhe inspektori i krimeve Gjovalin Mali, që akuzohen se kanë marrë një shumë 1.300 mijë eurosh nga një qytetare, janë arrestuar.

Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua edhe pezullimi i tyre nga detyre.

Ata janë shfaqur në një video të transmetuar sot në emisionin “Stop”, duke i kërkuar paratë një qytetareje, për ti “zgjidhur një çështje”, veprim ky në kundërshtim me ligjin. 

"Ne oret e vona te mbremjes se sotme u arrestuan punonjesit e policise: – Ramazan Hoxha, referent ndihmes/specialist i Policise se Zones – Gjovalin Mali, ndihmes/specialist i Policise se Zones, te dy pranë Komisariatit nr. 4 ne Tirane.

Ata akuzohen per “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se kane perfituar rreth 1300 euro, duke ndikuar ne menyre te paligjshme ne nje konflikt mes paleve. MPB falenderon median per mbeshtetjen ne luften antikorrupsion dhe garanton se mbetet e vendosur per te krijuar nje ambjent me te sigurt dhe nje Shqiperi me te drejte", njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco