FOTO/ Spiunohet shqiptari në Itali, kapet me 115 mijë euro

FOTO/ Spiunohet shqiptari në Itali, kapet me 115 mijë euro

13:59, 18/10/2016
A+ Aa A-

Një 44 vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk është bërë i ditur është arrestuar në San Basilio në Itali. Shqiptari me disa precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për kontrabandë droge, ishte denoncuar në Autoritetin Gjyqësor për “pranim dhe transferim mashtrues të parave”.

Gjithçka nisi kur agjentët panë teksa bisedonin në mënyrë të dyshimtë, shqiptarin me një person tjetër.

Pas disa minutash, ata shkëmbyen një pako në afërsi të dy veturave me të cilat u larguan më pas me shpejtësi në një lagje në zonën e San Basilio. Pas ndjekjes, zyrtarë të policisë së komisariatit të zonës arritën të bllokonin shqiptarin i cili sapo kishte marrë pakon.

Brenda pakos u gjetën 49.505 euro në kartëmonedha të madhësive të ndryshme. Ndërsa 65 mijë euro të tjera janë gjetur në shtëpinë e shqiptarit i cili ishte denoncuar.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco