FOTO/ Nga 10 vite burg 2 shqiptarëve, kontrollonin kokainën në Londër. Ja emrat

FOTO/ Nga 10 vite burg 2 shqiptarëve, kontrollonin kokainën në Londër. Ja emrat

10:51, 17/02/2017
A+ Aa A-

Dy shqiptarët që vepronin si "kontrolluesit" e një rrjeti trafikantësh kokaine nëpër rrugët e Londrës janë dënuar pas një hetimi të detajuar të detektivëve të kryeqytetit britanik.

30-vjeçari,  Ardit Dushaj, që banonte  në Holden Close, Dagenham u dënua me dhjetë vjet burg dhe Ariston Markum  23 vjec, me vendbanim në Benares Road, Plumstead me gjashtë vjet,  për pjesëmarrje në një bandë të organizuar kriminale.

2 shqiptarët u deklaruan fajtor për konspiracion dhe shpërndarje droge  të “Klasës A”.  Vendimi u mor  më 16 shkurt nga Gjykata e “Southwark Crown”.

Edhe pse ata mohuan të ishin konsumatorë kokaine, Ardit Dushaj dhe Ariston Marku pranuan përfshirjen dhe rolin e tyre në kontrollin e shpërndarjes së drogave të “cilësisë së parë” në kryeqytetin britanik.

Gjatë seancës gjyqësore, detektivët londinez paraqitën provat për një rrjet të plotë dhe të organizuar trafikantësh, kryesisht shqiptarë që ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, të cilët ishin nën drejtimin e Dushaj dhe Marku.

ImageArdit Dushaj

 

ImageAriston Marku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco