FOTO/ Shkolla i jep lamtumirën e fundit, 17-vjeçarit që ndërroi jetë Në foto: Limon Sollaku

FOTO/ Shkolla i jep lamtumirën e fundit, 17-vjeçarit që ndërroi jetë

10:32, 17/02/2017
A+ Aa A-

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme profesionale Ali Myftiu në Elbasan i kanë dhënë lamtumirën, shokut dhe nxënësit të tyre, 17 -vjeçarit Limon Sollaku, që humbi jetën në shkollë. 

Ata shkruajnë në profilin e shkollës në rrjetet sociale:

Lamtumirë Limon! Humbëm një bir, një nxënës, një shok! Zoti zgjodhi të largoheshe prane nesh! Lamtumirë biri i asaj familjeje që sot e përgjithmonë do vuajë ikjen tënde!

Lamtumirë, shoku i atyre që të dhanë ndihmën e fundit e që s'të riktyen dot në jete!

Eshte tragjike ikja jote në atë rrugë pranë shkollës që do na e kujtoje gjithnjë ikjen tënde! Do i kujtoj shokeve se sa shumë të deshen e sa e shpejtë ishte ikja jote!

Sot banka ku ti uleshe është bosh ...Sa shume do të na mungosh! Mësuesit s'do të thërrasin më Limon! Shok?t s'do të kenë aty! Prindërit s'do kenë bir! Ngushëllimet më të sinqerta familjes!

Lamtumire!I paharruar qofë kujtimi yt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco