VIDEO-FOTO/ Arrestohet familja shqiptare, kishte kthyer në prostitutë të fejuarën e djalit. Ja emrat

VIDEO-FOTO/ Arrestohet familja shqiptare, kishte kthyer në prostitutë të fejuarën e djalit. Ja emrat

10:38, 17/02/2017
A+ Aa A-

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Caserta-s nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin pjesë e një familjeje dhe shfrytëzonin lidhjet e njërit prej të rinjve për të gjetur vajza që i detyronin të bënin prostitutën. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët:

Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç. Mediat italiane bëjnë me dije se minorenia shqiptare ishte e fejuar e shtetasit Osman Hasko, i biri i Aqif Hasko, i cili i kishte thënë vajzës se do të martoheshin pasi të fitonin para nga prostitucioni.

Image

Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27 vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi. Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”. 

Hetimet ndaj tyre nisën pas ankesës së nënës së një prej vajzave më 13 shkurt të vitit 2014, e cila shkoi në polici për të denoncuar zhdukjen e saj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco