Një fierak goditet disa herë me thikë, arrestohet autori, një 23-vjeçar

Një fierak goditet disa herë me thikë, arrestohet autori, një 23-vjeçar

08:40, 17/02/2017
A+ Aa A-

Një i ri nga Fierit, Arsen Ferko, 23 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë  një 35-vjeçar disa herë. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen “Mbrostar Ferko” ku banonte autori.

Policia e Fierit njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit u organizuan shërbimet e policisë Fier dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, Arsen Ferkos.

Ai akuzohet tani për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco