Si u zbuluan grabitësit nga pasurimi i shpejtë i Fatjon Xhyliut me makinë të re, shtëpi e dyqan

Si u zbuluan grabitësit nga pasurimi i shpejtë i Fatjon Xhyliut me makinë të re, shtëpi e dyqan

07:25, 17/02/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës njoftoi dje se pasurimi i shpejtë i Fatjon Xhyliut bëri që të ngriheshin dyshime dhe të nisnin hetimet rreth tij.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet: "Në bazë të një hetimi të nisur në Dhjetor 2015, janë krijuar dyshime të arsyeshme se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa kanë lidhje me vjedhjen me armë të një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit, të cilat po transportoheshin nëpërmjet automjeteve të një kompanie private sigurimi për në aeroportin e Rinasit. Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 03.12.2015.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se:

Pas disa muajsh hetimesh, në vjeshtën e vitit 2016, një informacion i përftuar në rrugë operative tregonte se shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e parave që u vodhën në Dhjetor 2015, kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, për të cilat nuk kishte mundësi reale për t’i krijuar nga burime të ligjshme. Këto para ishin shpenzuar kryesisht për blerje makine, rregullim shtëpie, blerje dyqani, etj.

Prokuroria e Tiranës kreu verifikimet e nevojshme për të vërtetuar të dhënat e ofruara në informacion operativ.

Në Shkurt 2016, Prokuroria e Tiranës krijoi dyshime të arsyeshme se, shpenzimet e të dyshuarit Fatjon Xhyliu ishin përtej mundësive të tij reale. Gjithashtu, ndërkohë ishin siguruar edhe të dhëna të tjera, të cilat mendohej se e lidhnin atë me vjedhjen e Dhjetorit 2015. Për këtë arsye, në dt. 12.02.2017, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e tij, si person nën hetim për veprat penale të “Vjedhjes me armë” për ngjarjen e vitit 2015."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco