Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

FOTO/ Nga pasioni te vdekja. Ja kush është nëna e një fëmije, e vrarë sot në Fier

FOTO/ Nga pasioni te vdekja. Ja kush është nëna e një fëmije, e vrarë sot në Fier

17:23, 10/02/2017
A+ Aa A-

Ermira Arapi Dushi 29-vjeçe, nëna e një fëmije është gjetur e vdekur sot në Fier, në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër.

E reja është gjetur e pajetë në një makinë Fuoristradë me ngjyrë blu, së bashke një tjetër trup të pajetë: Deni Derveni 32-vjeç, që dyshohet se ka ekzekutuar 29-vjeçaren e më pas ka vrarë edhe vetën.

ImageViktima Ermira Arapi Dushi 

Raportohet se ata ishin të martuar dhe me fëmijë, dhe kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.

Për momentin, nuk dihen ende shkaqet që e shtynë babain e dy fëmijëve, banues në lagjen “11 Janari” të Fierit të vriste fillimisht gruan me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore e më pas t’i jepte fund jetës, por ka dyshime të forta, se ndërprerja e lidhjes mund të jetë një nga arsyet e krimit.

Mësohet se Ermira Arapi Dushi, me origjinë nga Lushnja, ishte e martuar dhe nënë e një vajze dhe jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, ndërsa burrin e kishte në emigrim.

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohet qartë se 32-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten.

Policia e gjeti atë me një pistoletë tip TT në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. 

    Foto nga vendngjarja

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco