E moshuara goditet me thikë nga fqinja

E moshuara goditet me thikë nga fqinja

17:00, 24/01/2017
A+ Aa A-

Një e moshuar është plagosur lehtë me armë të ftohtë nga një fqinjë e saj.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Kuçovë. Siç bëjnë me dije burime nga policia, File T., 84 vjeçe është plagosur lehtë me thikë nga Rajmonda S., 28 vjeçe, pranë banesës së kësaj të fundit.

E moshuara është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Agresorja po hetohet në gjendje të lirë. Ajo vuan nga probleme mendore dhe dyshohet se ka vepruar në kushte depresioni.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco