Arratiset nga Greqia, gjendet në Shqipëri 15-vjeçarja Laura Çela

Arratiset nga Greqia, gjendet në Shqipëri 15-vjeçarja Laura Çela

16:31, 24/01/2017
A+ Aa A-

Një 15-vjeçare shqiptare që jeton me familjen në Greqi, prej 1 jave ishte larguar nga shtëpia dhe rezultonte e humbur.

Laura Çela u arratis nga banesa e saj në Halkidiki prej datës 16 janar dhe ishte shpallur në kërkim nga policia greke.

Ajo u gjet sot në Shqipëri në shtëpinë e motrës së babait të saj.

Fatmirëisht vajza u gjet në gjendje të mirë dhe pa asnjë problem shëndetësor. Laura do të transferohet sërish tek familja e saj në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco