Bie në kurthin e një gruaje, më pas rrihet dhe grabitet

Bie në kurthin e një gruaje, më pas rrihet dhe grabitet

15:59, 24/01/2017
A+ Aa A-

Ftesa për ti shkuar në banesë e një gruaje, nuk ka përfunduar siç e mendonte ai.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Lushnjë. Xhevahir H., 36 vjeç, ka kallëzuar në polici se, rreth orës 11 të paradites, Vera Ç. e ka ftuar në banesë.

Por, pasi shkoi aty, erdhën edhe dy të njohurit e saj, Bujar Q. dhe Sokol B. Këta të fundit e kanë rrahur dhe i kanë marrë 36 vjeçit telefonin e 20.000 lekë të reja.

Lidhur me ngjarjen policia arrestoi: Sokol B., 28 vjeç, Bujar Q., 45 vjeç dhe Vera Ç, 39 vjeçe.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco