FOTO/ Makina bie ujërat e lumit Drin, shpëton për mrekulli shoferja. Ja emri

FOTO/ Makina bie ujërat e lumit Drin, shpëton për mrekulli shoferja. Ja emri

18:59, 15/10/2016
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një makinë ka përfunduar në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ura e Spatharit në Vaun e Dejës, ndërsa drejtuesja e automjetit Majlinda Fiku 19 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë banorët e zonës, ato të cilët kanë ndërhyrë për ti ardhur në ndihmë drejtueses së automjetit.

Këto të fundit kanë bërë të mundur nxjerrjen  nga automjeti të 19-vjecares, që ka pësuar disa dëmtime të lehta. Ajo është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë rrugore si dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e barrierave mbrojtëse në anë të rrugës kanë qenë shkaktarët e aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco