Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Drogë në buzëkuqë, prangoset shqiptarja në Itali

Drogë në buzëkuqë, prangoset shqiptarja në Itali

13:04, 24/01/2017
A+ Aa A-

Policia italiane arrestoi një shqiptare që shpërndante drogë në një mënyrë të pazakontë në Milano. Për të mos rënë në gjurmë, ajo e fshihte kokainën në doza të vogla në kutitë e buzëkuqve.

E ndaluara është një nënë 39-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur. Ajo u ndalua pasi i kishte dhënë një pako të dyshimtë një personi që i ishte afruar automjetit të saj.

Në automjet, policia i zbuloi një sasi kokaine dhe 270 euro që i kishte përfituar nga shitja. Më pas gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan dy kuti të vogla buzëkuqi, ku fshiheshin 6 gramë kokainë gati për shitje, si dhe një shumë prej 2300 eurosh.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco