Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ Tritol në derën e banesës, shmanget tragjedia në Burrel

FOTO/ Tritol në derën e banesës, shmanget tragjedia në Burrel

11:48, 24/01/2017
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vendosur një qytetari nga Burreli, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer duke shmangur një tragjedi. Burime nga policia thanë se rreth orës 09:00 kanë marrë informacionin se në lagjen "Partizani" qytetit Burrel në katin e 5 të një pallati, tek zgara prej hekuri që ndan shkallën është një pako e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë është nisur për në vendngjarje grupi hetimor ku kanë konstatuar një pako të dyshuar më lëndë plasëse të vendosur në zgarën e hekurt që ndan shkallën në afërsi të derës së banesës së 56-vjeçarit Avni Canameti, mësues matematike në shkollën "Ilia Çiçi" në Burrel.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Grupi hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol me peshë 200 gram.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit që ka kryer këtë akt.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco