Përdhunohet një vajzë tek rruga e Elbasanit. Ja emri i autorit

Përdhunohet një vajzë tek rruga e Elbasanit. Ja emri i autorit

09:44, 24/01/2017
A+ Aa A-

Një vajzë është dhunuar dhe më pas përdhunuar në zonën e rrugës së Elbasanit në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë.

Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar sepse mbrëmjen e dy ditëve më parë rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me të renë me inicialet K. Z., banuese në Tiranë.   

Pas kësaj ngjarje, vajza e re ka bërë denoncimin në polici, e këta të fundit kanë arrestuar të dyshuarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco