VIDEO/ Zihen në kurth brenda një shtëpie, ja si arrestohen 5 persona në Durrës

VIDEO/ Zihen në kurth brenda një shtëpie, ja si arrestohen 5 persona në Durrës

08:42, 24/01/2017
A+ Aa A-

Katër persona janë vënë në në pranga nga policia pasi u kapën me 30 kilogramë kanabis sativa. Siç edhe e shikoni në pamjet e mëposhtme aksioni i policisë është bërë në Durrës gjatë pasdites së djeshme.

Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se gjatë operacionit të koduar “Depërtimi”, janë vënë në pranga në flagrancë Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali i F. Buzi, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës dhe Berlin Metaj,  18 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu ka nisur hetimet në gjendje të lirë (për shkak të moshës) në ngarkim të 15-vjeçarit me inicialet S. M., banues në Kënetë.

Arrestimi i tyre është bërë sepse një ditë më parë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fatmir Buzit ku  të pranishëm ishin edhe personat e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa e disa  telefona celularë.

Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të tjera për akuzën e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve" në bashkëpunim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco