Aksidentohet për vdekje një kalimtare tek kryqëzimi i 'Vasil Shantos'

Aksidentohet për vdekje një kalimtare tek kryqëzimi i 'Vasil Shantos'

08:36, 24/01/2017
A+ Aa A-

Një kalimtare humb jetën tek kryqëzimi i "Vasil Shantos" në Tiranë, pasi përplaset nga një makinë. Viktima është një grua e moshuar, rreth 76 vjeçe, që është përplasur 100 m larg vijave të bardha dhe semaforit. Ajo ka gjetur vdekjen menjëherë nga përplasja e fortë. Policia ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin, një 23-vjeçar, Shpëtim S.

Njoftimi i Policise se Tiranes

Më datë 24.01.2017, u arrestua shtetasi Shpëtim S., 23 vjeç, banues në Tiranë, tek ura në bulevardin "Bajram Curri", në kryqëzim me rrugën "Isuf Bana", duke drejtuar automjetin tip "Nisan", ka aksidentuar me pasojë vdekjen, këmbësoren R. B., 76 vjeçe, banuese në Tiranë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco