FOTO/ Përplaset furgoni me makinën, ja çfarë thotë zyrtarisht policia

FOTO/ Përplaset furgoni me makinën, ja çfarë thotë zyrtarisht policia

18:05, 15/10/2016
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Peshkopi-Bulqizë. Sipas policisë, rreth orës 16:30 është marrë njoftimi se tek "Tre çezmat", në aksin rrugor Shupenzë –Bulqizë ka pasur një përplasje mjetesh.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore si dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Automjeti furgon me targa AA925FO me drejtues M. H., që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin Pezho me targa AA714MU, me drejtues E. T., që lëvizte nga Peshkopia për në Tiranë.

Si pasojë janë dëmtuar në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter drejt Tiranës shtetasit: F. H., rreth 40 vjeç dhe N. I., rreth 65 vjeç.

Si dhe janë plagosur jashtë rrezikut për jetën G. T., 18 vjeçe nga Dibra e cila po transportohet për në spitalin e Peshkopisë si dhe L. L., 59 vjeçe nga Tirana po transportohet me ambulancë për në Tiranë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco