FOTO/ Kavajë, 29-vjeçari bën gara me makina dhe tenton të korruptojë policin

FOTO/ Kavajë, 29-vjeçari bën gara me makina dhe tenton të korruptojë policin

20:56, 23/01/2017
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar nga Kavaja është arrestuar për shkak se bënte gara me makinë me shpejtësi dhe tentoi të korruptonte policin e rrugores.

I riu drejtonte një automjet Volkswagen kur u ndalua  nga policia.

Besmir Kanani tentoi t’i jepte 35 mijë Lekë të vjetra punonjësit të policisë për të mos e gjobitur për shpejtësi të lartë.

Ai u arrestua menjëherë dhe akuzohet korrupsion ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco