Zbardhet dëshmia në gjykatë e Dritan Buzos e Alges Licos. Ja çfarë thanë ata për “vrasjen” në Shëngjergj

Zbardhet dëshmia në gjykatë e Dritan Buzos e Alges Licos. Ja çfarë thanë ata për “vrasjen” në Shëngjergj

17:48, 15/10/2016
A+ Aa A-

Ndërsa në pranga është vënë personi i 3 që ka qenë në dijeni për vdekjen e Besnik Pudjas, dy personat e tjerë të kapur një ditë më parë nga policia, do të qëndrojnë në burg.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të rinjve të arrestuar në zonën e Shëngjergjit, të cilët nuk treguan për ngjarjen ku u gjet i vrarë Besnik Pudja.

Me kërkesë të prokurorisë, dy të rinjtë Alges Liço dhe Dritan Buzo do të qëndroi në qeli, për akuzën e “moskallëzim krimit” dhe “kultivimit të lëndëve narkotike”. Para gjykatës, të dyshuarit kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, se shoku i tyre Besnik Pudja ka vrarë vetën. Ata i kanë thënë gjykatës, se viktima luante me pistoletë në dorë çdo ditë dhe në momentin që është vrarë ka qenë vetëm në kapanon.

Ndërkohë ata kanë pranuar se viktima i kishte punësuar për të ndërtuar kapanonët e tharjes së bimëve narkotike. Por në momentin e gjetjes së trupit, policia ka gjetur në kapanon vetëm 3 bimë kanabis sativa, duke krijuar dyshimet se hashashi është larguar nga aty pas vrasjes së Besnik Pudjes.

Nga ana tjetër, prokuroria ka thënë në sallën e gjyqit se dyshojmë se Pudja është vrarë për mos pagesën ndaj punëtorëve. Por kjo mbetet ende dyshim pasi policia dhe prokuroria po punon për gjetjen e provave dhe përfundimin e raportit të mjekësisë ligjore, që konstaton se Pudja është vrarë apo e kanë vrarë.

Ndërkohë, familjarët kanë ngritur dyshime se i afërmi i tyre është vrarë për lëndën narkotike. Edhe akuzat e ngritura ndaj dy të arrestuarve Liço dhe Bozdo, ngrenë dyshime të forta se Besnik Pudja është vrarë për shkak të kultivimit të hashashit. Nga ana tjetër është arrestuar nga policia edhe i dyshuari i kësaj ngjarje, Halit Dusha, i cili do të merret në pyetje për të zbardhur ndonjë detaje për rastin e gjetjes së trupit të pajetë të Besnik Pudjas, i gjetur i vrarë me një plumb në kokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco