Dëmtuan bunkerin tek Ministria e Brendshme, 9 protestues në gjyq. Ja emrat

Dëmtuan bunkerin tek Ministria e Brendshme, 9 protestues në gjyq. Ja emrat

17:42, 15/10/2016
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës, përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjyq me cilësinë e të pandehurve 9 demonstrues të protestës së opozitës së 8 dhjetorit 2015 në Tiranë.

Sipas akuzës, është provuar se të pandehurit: Drini Zaimaj, Nexhemedin Shehu, Artan Kaçi, Besim Vladi, Ylli Muça, Ervis Koçi, Aurel Filaj, Xhuljan Çala dhe Suzana Dimushi kanë konsumuar veprat penale të “shkatërrimit të pronës” dhe “prishjes së qetësisë publike”.

Sipas prokurorisë 9 personat e sipër përmendur pasditen e 8 dhjetorit kanë thyer e shkatërruar dritaret të institucioneve si dhe bunkerin e ndërtuar në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Për këtë fakt, ata do të përgjigjen penalisht para gjykatës. Ndërsa për shumë persona të tjerë të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje ka qenë e pamundur hetimi pasi nuk është arritur identifikimi i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco