Rekrutët shqiptarë në ushtrinë greke rrezikojnë 5 vite burg

Rekrutët shqiptarë në ushtrinë greke rrezikojnë 5 vite burg

16:19, 23/01/2017
A+ Aa A-

Rasti i disa rekrutëve shqiptarë që bënë simbolin e shqiponjës në ushtrinë greke është referuar në Prokurorinë e Janinës dhe kanë nisur hetimet.

Sipas mediave në Greqi, ushtarët ende nuk kishin bërë betimin sipas ligjit ushtarak grek.

Akuzat me të cilat ata përballen janë veprime të kundraligjshme ndaj ushtrisë, e cila parashikon deri në 5 vite burg.

Kjo ngjarje ka shkaktuar debat të madh në Greqi, aq sa u angazhua dhe vet ministri grek i Mbrojtjes duke kërkuar hetim të plotë.

Djemtë në foto janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco