Kapet koka e grabitësve të karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës. Ja emri

Kapet koka e grabitësve të karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës. Ja emri

15:14, 23/01/2017
A+ Aa A-

Është vënë në pranga autori i dyshuar i grabitjeve të karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, oficerët e Komisariatit të Policisë numër 4, kanë kapur 20-vjeçarin në kërkim Bajram Kallmacaku, banues në Durrës

Ky person është shpallur në kërkim, pasi më datë 9 janar 2017, rreth orës 01:30 në rrugën nacionale Tiranë - Durrës në afërsi të mbikalimit të "Fllakës", dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka kryer grabitjen me dhunë të një pike karburanti ku kanë marrë shumën monetare prej 65.000 lekë.

Pritet transferimi i këtij të riu drejt Komisariatit të Shijakut për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco