Fier, ryshfet policit që t'i shpëtojë gjobës, por i vihen prangat Policia Rrugore Fier

Fier, ryshfet policit që t'i shpëtojë gjobës, por i vihen prangat

08:46, 23/01/2017
A+ Aa A-

Tomorr Hoxha nga Fieri është arrestuar nga Policia për korrupsion. 44-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin me targa AA 872 MX, kur është ndaluar nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe pas kontrollit të dokumentave doli se i kishte përfunduar afati i vlefshmërisë së patentës.

Për këtë shkelje, punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, por Hoxha i ka ofruar 2000 lekë të reja për të mos ia vendosur.

Dosja e Tomorr Hoxhës  kaloi  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco