Grabitet në mes të Durrësit turistja nga Ukraina

Grabitet në mes të Durrësit turistja nga Ukraina

16:28, 15/10/2016
A+ Aa A-

Një turiste nga Ukraina është grabitur në mes të qytetit të Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 12:30 minuta në qendër të Durrësit.

Policia thotë se 30-vjeçarja me inicialet U. K., ka deklaruar se mesditën e djeshme në lagjen 13, një person i paidentifikuar rreth 16-18 vjeç, i ka marrë nga dora çantën me një shumë parash dhe dokumentet.

Policia thotë se ka nisur punën për identifikimin e kapjen e autorit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco