Tjetër trafik droge Shqipëri-Greqi, kapen me kanabis dy trafikantë shqiptarë

Tjetër trafik droge Shqipëri-Greqi, kapen me kanabis dy trafikantë shqiptarë

20:06, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një tjetër rast droge është goditur nga policia greke duke arrestuar dy trafikantët shqiptarë.

Në aksin Kakavijë-Janinë një makinë e dyshimtë ra në sy të policisë, të cilët e ndaluan për kontroll. Brenda mjetit u gjetën 77 kg kanabis sativa me origjinë nga Shqipëria. Menjëherë u arrestua shoferi shqiptar, një 30-vjeçar.

Hetimet çuan në arrestimin edhe të një shqiptari të dytë, i cili udhëtonte me një makinë tjetër. 33-vjeçari po shoqëronte automjetin në të cilin ishte ngarkuar droga. Përveç kanabisit të sekuestruar, policia e Janinës sekuestroi edhe 250 Euro si dhe dy celularë. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco