Horror në Sarandë/ Burri i vendos flakën vetes në mes të rrugës

Horror në Sarandë/ Burri i vendos flakën vetes në mes të rrugës

18:46, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një person ende i paidentifikuar i ka vendosur flakën vetes.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, ngjarja ndodhi në rrugën “Mitat Hoxha”, ku personi në fjalë i ka vënë flakën vetes me benzinë dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Viktima është i seksit mashkull, rreth 175 cm i gjatë, rreth moshës 30-40 vjeç. Po punohet për identifikimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco