Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

FOTO/ Tërbohet Greqia, në ushtrinë greke bëhet simboli i shqiponjës dykrenare

FOTO/ Tërbohet Greqia, në ushtrinë greke bëhet simboli i shqiponjës dykrenare

16:47, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një gjest i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar reagime të forta në Greqi. Sikurse e shikoni në foton e mëposhtme, janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës sonë.

Kjo foto është botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.

Në një reagim të sotëm, autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto. Ata janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.

Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm. Duhet të kujtojmë se shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin fqinj e kryejnë të gjithë ata që marrin pasaportën greke./SYRI.net/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    toni22/01/2017 17:39

    ushtria eshte me detyrim kurse kombesine e ka percaktuar vete zoti dhe as grek as gjerman as amerikan apo kinez nuk ka asnje lloj te drejte qe ta ndryshoje ate. shqiptari po shqiptar mbetet ne cfardolloj ushtrie ta fusesh

    Shto koment

    Denonco