Historia e dhimbshme/ Djali nga Elbasani: Si u shfrytëzova seksualisht kur isha 12 vjeç

Historia e dhimbshme/ Djali nga Elbasani: Si u shfrytëzova seksualisht kur isha 12 vjeç

15:23, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një tjetër histori e dhimbshme është rrëfyer në emisionin “E Diela Shqiptare” në tv Klan, që ka të bëjë me viktimat e trafikimit.

Pas historisë së vajzës, një djalë nga Elbasani ka treguar nën kushtet e anonimatit se çfarë i kishte ndodhur kur ishte i vogël dhe si përfundoi në duart e trafikuesve.

“Jam nga Elbasani. Jam rritur në një familje që babai më ka vdekur. Me njerkun nuk kaloja mirë. Edhe mamaja ime trajtohej keq nga njerku. U detyrova të largova të largohesha nga shtëpia, isha 12 vjeç. Një burrë kreu marrëdhënie seksuale me mua. U detyrova të bëja ç’më thoshte ai. Ai filloi të më shiste. Ishte person që kishte lidhje me bandat kriminale. Pastaj mora një sëmundje, një lloj infeksioni. Dhe i them që dua të mos vazhdoj më me këto.

Pastaj më coi tek një tjetër ku jetonin 6 veta. Ai më tha që do ta heq sëmundjen që ke por do bësh ç’të them unë. Një ditë i them, do iki në spital se jam shumë keq. Një ditë më kapi policia. Më pas njihem me një organizatë që më ndihmoi, më hoqi atë sëmundje që kisha. Më ndihmoi për të mos u shfrytëzuar nga të tjerët”, rrëfeu djali.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco