Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sulmi me thikë në zemër,  konflikti midis familjeve nisi për shkak të nuses minorene

Sulmi me thikë në zemër, konflikti midis familjeve nisi për shkak të nuses minorene

14:36, 22/01/2017
A+ Aa A-

Disa orë para se Armando Rrapaj të goditej me thikë në zemër, sulmoi familjen Merkaj me një grup prej gjashtë personash. Ata rrahën nënën e vëllezërve Merkaj e cila ndodhet në spitalin ushtarak rëndë me shëndetit.

Pasi u la i lirë Klevis Merkaj tregon se si nisi sherri me Rrapajn. Burrë e grua thonë se shkak për gjithçka ka ndodhur janë dy familjet që donin të ndanin çiftin, njerka dhe nëna e viktimës. Minorenia pohon një fakt të tillë. 

Me pas konflikti është përshkallëzuar midis djalit të madh të Merkajve dhe 23-vjeçarit Armando Rrapaj. Klevisi tentoi ta shuajë sherrin, për këtë edhe u la i lirë një ditë pas arrestimit, raporton ABC News.

I riu u godit me thike në zemër dhe humbi jetën rrugës për në spital. Pas kësaj ngjarjeje tre familje janë në konflikt me njëra tjetrën, dhe pala e viktimës kërkon rikthimin e Klevis Merkaj në qeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco