FOTO/ Kapet falsifikatori vlonjat, shpërndante euro nëpër qytet

FOTO/ Kapet falsifikatori vlonjat, shpërndante euro nëpër qytet

12:08, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një i ri është vënë në pranga pasi me euro të falsifikuara blinte sende dhe mbushte makinën nëpër qytetin e Vlorës. Ka qenë denoncimi i një punonjësi karburanti që ka çuar në pranga të riun Simon Mitraj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij personi sepse mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, dyshohet se ky person ka furnizuar automjetin e tij tip "Jeep" me targë AA 038 CR, tek një karburant në lagjen "Rilindja" duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 20 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet i kanë gjetur 73 copë kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro (në total janë 1460 euro), të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco