‘Plak m... do të vras’, breshëri plumbash ndaj vëllezërve shqiptarë. Emrat

‘Plak m... do të vras’, breshëri plumbash ndaj vëllezërve shqiptarë. Emrat

11:41, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar 35 vjeç është plagosur në krah, nga goditjet me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, nga pronari i shtëpisë ku jetonte me qira në lagjen “San Lorenzo” të Sanremos.

Autori, një pensionist italian 73 vjeç, është arrestuar më pas nga karabinierët me akuzën e tentativës së vrasjes dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Siç raportojnë meiat lokale, Marino Tripodi ka qëlluar gjashtë herë me armë zjarri ndaj qirramarsve, dy vëllezër shqiptarë, Mario e Altin Boçi. I plagosuri është Mario Boçi dhe për të mjekët kanë përcaktuar një prognozë shërimi prej 20 ditësh. Ndërsa vëllai tjetër nuk është lënduar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur lidhur me një mosmarrëveshje me qiranë dhe se njeri nga vëllezërit shqiptarë ka ofenduar italianin duke i thënë: “Plak m... do të bëjmë copash dhe më pas do të hedhin në koshin e plehrave”.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco