Gazetari Vezaj sulmon qeverinë: Mashtruesa të trashë, gjeni ndonjë premtim tjetër

Gazetari Vezaj sulmon qeverinë: Mashtruesa të trashë, gjeni ndonjë premtim tjetër

22:00, 21/01/2017
A+ Aa A-

Gazetari Flamur Vezaj e quan mashtrim të Qeverisë Rama premtimin që u bëri sot familjarëve të viktimave të 21 janarit.

Në një status në Facebook, gazetari Vezaj shkruan se Kryeministri Rama tallet çdo vit me ta, e kësaj radhe ka premtuar kthimin e çështjes për rihetim.

Statusi i gazetarit Flamur Vezaj:

Sot 6 vjet me pare, ne ora 20:10 min kam qene ne ambientet e QSUT-se duke vizituar kolegun Ened Janina, qe si shume kolege te tjere hengren dru apo me sakte shkopa gome nga forca te policise! Asnje person NUK MBAJTI PERGJEGJESI! Sot 6 vjet me pare u vrane 4 demonstrues dhe 6 te tjere (qe dihen zyrtarisht) u plagosen! Per kete ngjarje te rende u denuan vetem dy persona me denime qesharake edhe ata vetem per dy viktima!

Opozita e atehershme dhe qeveria e sotme vazhdon te tallet cdo 21 janar me familjet e viktimave! Zbardhjen e ngjarjes e trajtojne si premtim elektoral qe asnjehere nuk e mbajn dhe as nuk kane mend me e mbajt! Sot e paskan gjete nje hile te re, duke premtuar se do e kthenin ceshtjen per rihetim me vendim te Gj.Strasburgut! Cfare MASHTRIMI te trash!!! #ore_gjeni_premtim_me_bindes#

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco