Përdhunoi të renë në Tiranë pasi e njohu në Facebook, arrestohet 32-vjeçari

Përdhunoi të renë në Tiranë pasi e njohu në Facebook, arrestohet 32-vjeçari

16:10, 20/01/2017
A+ Aa A-

32-vjeçari i shpallur në kërkim pas denoncimit të një vajze të re në Kamëz se e ka përdhunuar, është arrestuar autori i dyshuar.

Në pranga është vënë një ditë më parë G.Gj, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Kthesa e Kamzës. Ka qenë 29-vjeçarja me iniciale T.K., e cila bëri denoncim në polici disa ditë më parë. Sipas dëshmisë së të resë, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me të.

Sipas policisë, e reja ishte njohur në rrjetet sociale me G.Gj..

Para disa kohësh, ajo e kishte denoncuar të dyshuarin, duke thënë se e ngacmonte në rrjetet sociale dhe e kërcënonte.

Raportohet se efektivët e policisë e kishin këshilluar të mos komunikonte më me të, në mënyrë që të mos rrezikonte. Dyshohet se e reja ka ndërprerë çdo kontakt me 32-vjeçarin, çka mendohet se ka sjellë edhe acarimin e tij.

Por, më pas, dyshohet se mes tyre ka pasur sërish komunikim dhe se të enjten e 5 janarit kishin lënë takim. Aty mendohet se kanë debatuar mes tyre, dhe se gjithçka ka përfunduar nën dhunën e të riut, i cili e ka përdhunuar.

Gjithashtu dyshohet se mes tyre ka pasur dhe është më parë raporte seksuale, por për këto detaje vijojnë ende hetimet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco