5.5 kg heroinë e pastër për në Greqi, pranga shqiptarit

5.5 kg heroinë e pastër për në Greqi, pranga shqiptarit

15:12, 20/01/2017
A+ Aa A-

5.5 kilogramë heroinë e pastër u sekuestrua nga anti-droga greke në Aleksandrupoli të Greqisë. Lënda narkotike ishte e presuar në disqet e automjetit tip Volksvagen Passat me targa shqiptare, që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Autoritetet greke në kufi kanë lejuar të hyjë automjeti pa kontrolluar, duke organizuar atë që në gjuhën policore quhet “kalim i kontrolluar”.

Pak kilometra më tej, automjeti u ndalua dhe lënda narkotike u gjet e presuar në disqet e makinës. Policia thotë se autoritetet shqiptare iu kanë dhënë detaje homologëve grekë, edhe për personat që e prisnin një pjesë të ngarkesës në Athinë. Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim në Greqi lidhur me këtë ngjarje.

Dyshohet se organizata e trafikut të narkotikëve në këtë mënyrë, ka kryer disa herë të njëjtin itinerar. Hetuesit po kërkojnë edhe anëtarët e tjerë të organizatës që furnizojnë me sasi droge trafikantët shqiptarë të heroinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco