Firma që ndërton bulevardin e ri, lë pa energji elektrike, lagje të tëra në Tiranë

Firma që ndërton bulevardin e ri, lë pa energji elektrike, lagje të tëra në Tiranë

11:37, 19/01/2017
A+ Aa A-

Firma private që po ndërton bulevardin e ri të Tiranës ka shkatërruar fidrin e energjisë elektrike dhe ka lënë pa energji lagje të tëra të kryeqytetit.

OSHEE-ja njoftoi se rreth orës 10.30. fidri A12, ka pësuar avari, duke lënë pa energji elektrike zonën e “Don Boskos” deri në afërsi të rrethrrotullimit “Zog i zi”. 

Ky fider, siç shihet nga fotot, ndodhet pranë kantierit ku po ndërtohet aktualisht bulevardi i ri i Tiranës, dhe punimet e papërgjegjshme të firmës private, kanë provokuar fidrin, i cili sot dha shenjën e avarisë.

Brigatat e OSHEE janë duke punuar për një rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike," thuhet në njoftimin e kompanisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco