FOTO/ Predikonte ISIS tek nxënësit, kjo është mësuesja që u arrestua në Shkodër

FOTO/ Predikonte ISIS tek nxënësit, kjo është mësuesja që u arrestua në Shkodër

11:10, 19/01/2017
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në ambientet e policisë mësuesen e Medresesë së Shkodrës, Emine Alushi.

Shoqërimi i saj vjen pasi të mërkurën, në një kamera të fshehtë të publikuar në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, Alushi propagandonte tek fëmijët se ISIS ishte një organizatë myslimane që do t’i japë mbrojtje popullit mysliman dhe Sirisë.

E pyetur nga një nxënëse, Alushi shprehej se ISIS luftonte për liri dhe demokraci, madje ajo e konsideron lider të mirë Bin Laden.

Mësuesja mësohet se ishte e përkohshme në Medresenë e Shkodrës, pasi zëvendësonte një kolegen e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco