Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Prokuroria kundër policisë: Besnik Pudja u ekzekutua me plumb në kokë, nuk u vetëvra

Prokuroria kundër policisë: Besnik Pudja u ekzekutua me plumb në kokë, nuk u vetëvra

15:35, 17/01/2017
A+ Aa A-

Besnik Pudja është vrarë me një plumb në kokë. Ky është konkluzioni i prokurorisë, pas përfundimit të akt-ekspertizës së policisë shkencore, mbi mbetjet e barutit në duart e viktimës. Kujtojmë se në tetor të 2016 kur ndodhi ngjarja, policia do ta raportonte si vetëvrasje.

Por sot pas 3 muajsh hetime është arritur në konkluzionin se 36 vjeçari është ekzekutuar me plumb me kokë. Në raportin e firmosur nga 5 ekspertë të policisë shkencore është arritur në konkluzion se në duart e Besnik Pudjës nuk ka mbetje baruti.

Kjo provokon faktin se viktima i gjetur në një hangar droge në fshatin e thellë Kollgjesh të Shëngjergjit në Tiranë, është vrarë.

Ekspertët thonë në raportin e tyre, se mbetjet e gjetura në duart e viktimës menjëherë pas ngjarjes, që u dyshuan se janë mbetje baruti, rezultuan se ishin llum i krijuar nga cigaret dhe ciflat e imta të metalit që viktima kishte punuar para vrasjes për mbulimin e kapanonit.

Ky përfundim i ekspertëve, përjashton në mënyrë kategorike vetëvrasjen e tij. Ndërkohë ekspertët kanë konstatuar se në gjakun e viktimës, kishte një përqindje të caktuar alkooli por jo deri në masën që viktima mos të kontrollojë veprimet e tij.

Veç kësaj, ekspertët kanë bërë edhe ekzaminimin për mekanizmit e qitjes dhe përshkrimit të hyrjes dhe daljes së plumbi në kokën e Besnik Pudjes. Sipas këtij ekzaminini, rezulton se plaga e hyrjes është më e vogël se ajo e daljes së plumbit, duke krijuar bindjen se qitja është bërë nga afër dhe me puthitje ose thënë ndryshe me grykën e armës të vendosur në kokë.

Pas të gjitha këtyre konstatimeve të ekspertëve, prokuroria të nxjerrë konkluzionet se Besnik Pudja është vrarë dhe për këtë fakt e kanë deleguar dosjen pranë policisë së shtetit, ku kërkohet mbledhja e informacionit në rrugë operative për gjetjen e autorëve të dyshuar.

Sipas prokurorisë, nuk përjashtohet mundësia e ripyetjes së 4 të arrestuarve për këtë ngjarje, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Besnik Pudja, është gjetur i vrarë më 12 tetor brenda kapanonit të ngritur për tharjen e hashashit në fshatin Kollgjesh të Shëngjergjit në Tiranë. /AbcNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

agimi17/01/2017 16:05

Dinte shume i ziu dhe e vrane mafiozet

Shto koment

Denonco