VIDEO/ Merr zvarrë policin me makinë...pastaj të shtëna, një shqiptar në pranga, një tjetër në kërkim

VIDEO/ Merr zvarrë policin me makinë...pastaj të shtëna, një shqiptar në pranga, një tjetër në kërkim

20:42, 14/10/2016
A+ Aa A-

Banditë në arrati, një polic i plagosur nga makina e dy keqbërësve dhe dy të shtëna me pistoletë.

Mëngjesin e djeshëm, lagja e qetë “Saonara” në Padova të Italisë është zgjuar nga disa të shtëna, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.

Zonja Ida dhe bashkëshorti i saj Vittorio kanë dëgjuar të shtëna dhe nga frika kanë qëndruar në shtrat. Një nga plumbat e shkrepur nga pistoleta nga një prej efektivëve me qëllim për të ndaluar dy keqbërësit, ka përshkruar ballonin e banesës së dy të moshuarve duke ngelur në portën e dhomës së gjumit të çiftit.

Në kopshtin e tyre, efektivë të policisë së Padovas kanë arritur të bllokojnë një 21-vjeçar shqptar, ndërsa bashkëpunëtori i tij ja ka mbathur.

Dy autorët, sapo kishin braktisur një makinë të vjedhur në parkimin e rrugës “Bolzano” dhe hipën në një “Audi”.

Dy efektivë, të impenjuar në kontrollin e territorit, vunë re shkëmbimin e makinave dhe ndërhynë. Një prej agjentëve ka hapur derën e makinës, por është tërhequr për disa metra nga makina që teksa lëvizte “indietro” është përplasur me një pemë duke përfunduar brenda gardhit të banesës së të moshuarve.

Polici i lënduar në këmbë, së bashku me kolegun e tij kanë arritur të kalojnë gardhin dhe të arrestojnë të riun shqiptar. /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco