FOTO - EMRI/ Del me b... nga shtëpia e së dashurës për ti shpëtuar policisë. Si u arrestua shqiptari i kërkuar në gjithë Europën

FOTO - EMRI/ Del me b... nga shtëpia e së dashurës për ti shpëtuar policisë. Si u arrestua shqiptari i kërkuar në gjithë Europën

21:32, 11/01/2017
A+ Aa A-

Njëherë ai arriti ti shpëtojë prangave të policisë italiane në Sesto San Giovanni në Milano. Ai ishte në shtëpinë e së dashurës kur u përlesh me efektivët, i ndihmuar nga ajo, dhe pavarësisht se një nga atletet e tij dhe pantallonat e shkurtra ngelën në duart e një polici, sërish vijoi të vraponte me mbathje në rrugë.

Megjithatë, 30-vjeçari shqiptar Bode Erjol është arrestuar më 4 Janar në aeroportin e Barcelonës në Spanjë.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest evropian nga Prokuroria e Monzës, sepse duhet të shlyente një dënim prej 9 muajsh për evazion. Gjithashtu, akuzohet edhe për dhunë ndaj dy efektivë të policisë së Monzës, si dhe posedim droge dhe mjete që përdoren për vjedhje.

Në gusht, policia arrestoi të dashurën e tij G.O., një prostitutë shqiptare 30 vjeçe, e cila u ndalua në një shesh të Monzës, ku priste klientët, me një leje qëndrimi të falsifikuar.

Ajo u lirua sërish, ndërkohë efektivët nisën të përgjonin vajzën në mënyrë që të kapnin të dashurën e saj. Disa ditë më pas, ndodhi edhe episodi i arratisjes së shqiptarit, për tu arrestuar disa ditë më parë në Spanjë.

/Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco