Fier/ Pas 6 orësh, polumbarët nxjerrin nga rezervuari trupin e pajetë të babait të dy fëmijëve

Fier/ Pas 6 orësh, polumbarët nxjerrin nga rezervuari trupin e pajetë të babait të dy fëmijëve

19:24, 11/01/2017
A+ Aa A-

Pas 6 orësh, polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të një 40-vjeçari i cili u mbyt në rezervuarin e Petovës, Fier, pasi tentoi të ecte mbi sipërfaqen e akullt.

Ngjarja u shënua rreth orës 13.20, kur Hajredin Xhelo, një bari i zonës, ka qenë duke ecur nga kureshtja mbi shtresën e akullit të krijuar në rezervuarin e fshatit.

Papritur, ai ka rënë në ujë duke humbur jetën. Familjarë të viktimës, baba i dy fëmijëve, kanë kërkuar mbërritjen e polumbarëve për nxjerrjen e trupit, por kjo ndërhyrje sipas tyre është bërë me vonesë.

Ngrirja e rezervuarit në këtë zonë cilësohet një fenomen i rrallë, çka ka tërhequr vëmendjen e banorëve, mes tyre edhe të viktimës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco