Ekstradohet 40-vjeçar i dënuar me 20 vite burg. Si vrau shokun pas lojës me letra. Emri

Ekstradohet 40-vjeçar i dënuar me 20 vite burg. Si vrau shokun pas lojës me letra. Emri

17:35, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e Artan Plakës, është ekstraduar në Rinas pasditen e djeshme, nga Italia fqinjë.

Leksi Miraka, nga Cërriku është dënuar me 20 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ngjarja

Ai së bashku me viktimën Artan Plaka dhe dëshmitarët e tjerë në gjykim, kanë qenë emigrantë në shtetin Grek, në vendin e quajtur Amaliadha.

Në 3 Gusht 1996, grupi i emigrantëve kanë qenë duke luajtur letra në një arë me ullinj dhe në një moment, Miraka është grindur me viktimën, i cili e ka fyer, i ka hequr syzet dhe ja ka hedhur poshtë.

Të nesërmen, rreth orës 9:00, në të njëjtin vend ku po luanin letra viktima dhe dëshmitarët e tjerë, në një moment që ai është larguar për të marrë kallinj misri në arën pranë është dëgjuar e shtënë arme.

Të tjerët, kanë mbërritur në vendngjarje, kanë parë se Artan Plaka ka qenë i shtrirë përtokë i plagosur dhe disa metra më tutje ka qenë i pandehuri me çifte në dorë dhe ka kërcënuar dëshmitarët të mos i afroheshin se do t’i vriste dhe është larguar. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, kanë transportuar viktimën në spital për t’i dhënë ndihmën e parë, por ai ka vdekur në spital.

Në lidhje me ngjarjen është bërë kallëzim, më 12 Gusht 1996 nga Ndriçim Plaka dhe prokuroria pranë gjykatës se rrethit gjyqësor Elbasan ka filluar procedimin penal. 

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco