FOTO/ Sekuestrohet 500 kg kanabis në Vlorë, do trafikohej drejt Italisë

FOTO/ Sekuestrohet 500 kg kanabis në Vlorë, do trafikohej drejt Italisë

17:13, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme droge e llojit kanabis është gjetur sot në gadishullin e Karaburunit, në Vlorë.

Rreth 500 kg kanabis janë sekuestruar nga policia kufitare.

Droga ishte e ndarë në 17 pako dhe u gjet pranë vendit të quajtur "Plazhi i Dafinës", rreth orës 13:30, gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit nga Delta Forcë, njofton policia. Raportohet se droga kishte si destinacion Italinë.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues të Delta Forcë, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

Ky aksion vjen në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar me Policinë Italiane ku u sekuestrua një skaf me rreth 1.9 ton lëndë narkotike kanabis si dhe u arrestuan dy skafistë në bord, njofton policia.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco