VIDEO/ Heroinë në portin e Durrësit, prangoset edhe një polic kufitar. Ja emri

VIDEO/ Heroinë në portin e Durrësit, prangoset edhe një polic kufitar. Ja emri

16:41, 11/01/2017
A+ Aa A-

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka vënë në pranga policin kufitar sepse ka shpërdoruar detyrën duke lejuar të kalonin në vijën e parë të kontrollit 2 shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Durrës, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës, për “Shpërdorim të detyrës”.

Një ditë më parë rreth orës 19:30, duke shkelur urdhrin e eprorit efektivi i Policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.

Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 


Kapet heroine ne portin e Durresit by news-al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco