Tiranë, nxirret nga liqeni i ngrirë 12-vjeçari që u mbyt, mamaja e tij humbet ndjenjat

Tiranë, nxirret nga liqeni i ngrirë 12-vjeçari që u mbyt, mamaja e tij humbet ndjenjat

16:23, 11/01/2017
A+ Aa A-

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga liqeni 12-vjeçarin që humbi jetën ditën e sotme në periferi të Tiranës.

I mituri po luante mbi liqenin e ngrirë të Mëzezit në Kashar kur akulli u thye dhe 12-vjeçari u mbyt.

Ai ishte së bashku me motrën e tij 15-vjeçare, e cila fatmirësisht mundi të shpëtonte dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, mamaja e dy fëmijëve është dërguar në spital pasi humbi ndjenjat kur mësoi lajmin e hidhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco